Edhe njëherë ndalohet për pije uji në ujësjellësin e qytetit në Strugë.
Analizat e Qendrës për Shëndet Publik kanë konstatuar shkelje të cilësisë, prani të turbullirës më të lartë se sa lejohet, gjë që e bën atë jo të sigurt për konsum të shëndetshëm.
Defekti i ujit në ujësjellësin publik në Strugë ka qenë një problem prej dekadash, për të cilin qytetarët kanë organizuar disa herë protesta.
Nga ndërmarrja publike “Vodovod”, prej vitesh e kanë lokalizuar defektin në disa mini hidrocentrale pranë Gorna Belicës, nga ku thonë se po ndoten burimet në Shum.