Struganët mbetën sërish pa ujë të pastër për pije

Struga

Struganët mbetën sërish pa ujë të pastër për pije

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 19:40
Struga

Banorët e Strugës nuk ishin në gjendje të pinin ujë nga ujësjellësi i qytetit për gati një javë.

Reshjet e dendura të shiut i turbulluan burimet pranë Belicës së Epërme, nga ku qyteti dhe disa nga vendbanimet furnizoheshin me ujë.

Analizat e Qendrës së Shëndetit Publik treguan turbullimin e ujit, dukshëm më të madh se sa që parashihet.

“Uji është i pasigurt për shëndetin së pari, sepse turbullimi vjen nga toka, nga vetë fundi, vetë burimet, por uji i turbullt mund të përmbajë edhe mikroorganizma patogjenë, si dhe substanca toksike kimike, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut”, u shpreh Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër.

Me pothuajse çdo shi më të madh, Struga përballet me këtë problem dhe struganët detyrohen të blejnë ujë. Nga Ujësjellësi i Strugës thonë se ata e kanë gjetur problemin.

“Për kaq shumë kohë i njëjti problem vazhdon dhe zvarritet vite me radhë. Unë jam këtu për njëzet vjet e flas të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës. Apelojmë nëpërmjet shoqatave, drejtpërsëdrejti pranë institucioneve përgjegjëse, te vetëqeverisjet vendore”, tha Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër.

Kur uji u ndot gjithashtu dy vjet më parë, nga Ujësjellësi thanë se ishte rënë dakord me kompaninë, pronare e hidrocentralit, për ta zgjidhur problemin, por në vend të kësaj, struganët ende paguajnë çmimin pasi mbeten pa ujë të pastër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat