Strugë, një vajzë e vogël u godit nga rryma në dekorimin për Vitin e Ri

Struga

Strugë, një vajzë e vogël u godit nga rryma në dekorimin për Vitin e Ri

Më: 1 janar 2024 Në ora: 20:52
Ilustrim

Dekorimi i Vitit të Ri ka mundur të jetë fatal për një vogëlushe nga Struga. Teksa është fotografuar me familjen në konstruktin metalik “2024” në qendër të qytetit, vajza ka vendosur dorën në njërin nga numrat prej metali. Në atë moment e ka goditur rryma elektrike, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Sipas rrëfimit të babait të vajzës, goditja ka mundur të jetë fatale. Rasti është denoncuar edhe në polici.

Policia bashkë me ekipe të EVN-së kanë dalur në terren dhe kanë vërtetuar se tek konstrukti metalik ka rrymë elektrike, që rrezikon jetën e qytetarëve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat