Nuk ka interesim për shpëtimtarë në plazhet e Strugës

Struga

Nuk ka interesim për shpëtimtarë në plazhet e Strugës

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Vetëm një plazh në bregun e Strugës ka shpëtimtarë të trajnuar në ujëra të hapura, interes nga koncesionerët pothuajse edhe nuk ka, konfirmoi për AIM Adhurime Dauti, sekretare e Organizatës Komunale e Kryqit të Kuq – Strugë, nëpërmjet së cilës bëhet angazhimi i shpëtimtarëve të licencuar të ujit

Trajnimin për shpëtimtarët në ujëra të hapura që Kryqi i Kuq Strugë e realizon çdo vit, këtë vit e kaluan pesë persona dhe morën certifikatën përkatëse. Por, sipas Dautit, aktualisht në dispozicion kanë rreth 10 shpëtimtarë në ujëra të hapura, të trajnuar viteve më parë.

Edhe pse deri më tani nuk ka pasur interes nga koncesionerët, pret që gjatë javës së ardhshme të ketë kërkesa.

“Interes nga koncesionerët pothuajse pozhuajse nuk ka. Për momentin, vetëm një koncesioner ka angazhuar katër shpëtimtarë në ujëra të hapura. Bëj apel që koncesionarët t’i sigurojnë plazhet me roje shpëtimi. Është e mirë për sigurinë e notarëve, por edhe për turizmin në përgjithësi“, deklaroi Dauti.

Theksoi se nevoja për shpëtimtarë të ujit është e pashmangshme dhe këtë e tregojnë reagimet e shumta në kohë që kanë shmangur rastet e padëshiruara.

Numri i kujdestarëve të angazhuar në plazhet e Strugës po zvogëlohet nga viti në vit. Vitin e kaluar ishin vetëm shtatë persona, ndërsa në vitin 2022 ishin dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat