Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit mbush plot 68 vjet

Teatri

Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit mbush plot 68 vjet

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:39
Foto Ilustrim

Teatri “Aleksandër Moisiu” i qytetit të Durrësit mbush plot 68 vite nga krijimi si teatër profesionist.

Institucioni u krijua më 11 janar të vitit 1953 si domosdoshmëri për të mbushur jetën artistike dhe kulturore të qytetit bregdetar.

Në qytetin e Durrësit që në kohën para përfundimit të Lftës së Dytë Botërore kishte një jetë artistike tepër active, me shoqëri artistike që shpeshherë vendosnin shfaqje dhe spektakle në kushte shumë të vështira.

Ishte koha që sapo ishin krijuar edhe institucione të tjera artistike si Teatri Popullor, Teatri Migjeni i Shkodrës, A.Z.Çajupi i Korçës, ndaj u pa e nevojshme që të themelohej edhe në Durrës një institucion artistik profesionist.

Në fillimet e tij ky teatër kishte një trupë me 14 aktorë dhe këta veteranë që përbënin këtë trupë ishin emra të njohur si Meropi Xhoja, Nikolin Xhoja,Koste Lezha, Teodor Rupi, Spiro Urumi etj.

Kjo trupë teatrore vuri për herë të parë premierën “Vajza nga Fshati” e autorit Fatmir Gjata dhe me regji nga regjisori i Teatrit Popullor Pandi Stillu  dhe premiera përuruese e teatrit është shfaqur më  12 prill të vitit 1953, e cila u prit mjaft mirë nga publiku durrsak.

Menjëherë pas suksesit të shfaqjes së parë u vendosën edhe vepra të tjera por ajo që do të ishte edhe kulmi i këtij teatri në ato vite ishte komedia “Prefekti” i Besim Levonjës dhe për shkak edhe të interpretimit të mrekullueshëm të Nikolin Xhojës. Shfaqja qëndroi për nje kohë të gjatë në repertorin e teatrit dhe do të shënjonte edhe kulmin artistik të këtij teatri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat