Gjilani nis Festivalin e teatrit të shkollave të mesme

Teatri

Gjilani nis Festivalin e teatrit të shkollave të mesme

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:10
Gjilani nis Festivalin e teatrit të shkollave të mesme

Drejtoria e Arsimit në Gjilan, ka nisur përgatitjet e Festivalit të Teatrit të shkollave të mesme, të cilët nga 1 deri më 5 qershor do të organizojnë shfaqjet për nder të ditëve të çlirimit.

Në fjalën e tij, drejtori i arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se ky është një projekt i madh dhe profesional i nxënësve të nxënësve të shkollave, model në nivel të Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme dhe sot po e finalizojmë me aktivitetin ekstra kurrikular që mund të jetë edhe orientim profesional për të ardhmen.

“Shpresoj shumë që një pjesë e këtyre nxënësve do të jenë artistët e Gjilanit. Sot po nis Festivali i dramës që përgatitet nga nxënësit e shkollave të mesme dhe do të jetë tradicional edhe në të ardhmen, duke besuar shumë që shfaqjet garuese të jenë model edhe për shkollat e Komunave të tjera në fushën e dijes dhe të artit”, ka thënë ai mes tjerash.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limani, ka thënë se fal angazhimit të trupës profesionale të Teatrit të Qytetit, po nisin përgatitjet për pesë dramat e nxënësve të shkollave të mesme dhe të gjitha shpenzimet janë në kuadër të DKRS-së.

“Teatri i Qytetit me stafin professional që ka, është duke i bërë të gjitha përgatitjet që këto shfaqje të jenë të një niveli të lartë të përgatitjes edhe përkundër që janë të punuara dhe realizuara nga nxënësit. Angazhimi në këtë fushë të artit është një dëshmi edhe më e madhe se Gjilani vërtetë është kryeqendra e artit dhe kulturës në përgjithësi. Komuna e Gjilanit është e vendosur për të investuar me projekte të shumta në kulturë, rini dhe sport”, ka përfunduar ajo.

Ndërsa, Alban Shahiqi, në emër të Teatrit të Gjilanit. ka thënë se është një ndjenjë shumë e mirë kur shohim se çfarë niveli të lartë dhe talenti kanë nxënësit e shkollave të mesme të Gjilanit, të cilët dëshmojnë se kanë një shpirt të madh prej artisti.

Ndërsa, Rona Dërmaku. nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Yllka Dema, nga shkolla e muzikës, ka theksuar se ky angazhim dhe kjo përvojë e re, është ofrimi i një bote tjetër jashtë asaj që është përditshmëri e shkollimit.

“Ne kemi hyrë për këtë periudhë në një botë të re dhe ju falënderojmë shumë që na keni bërë të mundur të hyjmë në këtë botë jashtëzakonisht interesante dhe të veçantë për ne si nxënës”, kanë thënë ato.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat