Qendra për Art dhe Komunitet prezanton “Zgjimi i Pranverës” - ON TOUR - Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, me 28 Maj, 29 Maj dhe 31 Maj, në ora 19:30.
Shfaqja “Zgjimi i Pranverës”, fituese e çmimit Grand Prix në Skupi Festival 2020 edicioni 14 si dhe fituese e shpërblimit “Aktorja më e mirë joprotagoniste” në Festivalin mbarëkombëtar MOISIU ON Tiranë, rikthehet me një turne prezantimesh në Kosovë këtë muaj. Kjo shfaqje e krijuar dhe prezantuar gjatë pandemisë është një bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis.
Ju mirëpresim në Teatër:
· Të Premten më 28 Maj, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 19:30.
·Të Shtunën më 29 Maj në Teatrin e Qytetit të Gjilanit nga ora 19:30.
· Të Hënën më 31 Maj në Gjakovë në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” me fillim nga ora 19:30.
Me regji të Zana Hoxhës kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” është adaptuar në Kosovën e viteve të ’90-ta. Nevoja e të rinjve për të kuptuar dhe për t’u kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjtë tanë në vitet e ’90-ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati, përderisa solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.
Kjo shfaqje duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj i dedikohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë.
Produksioni: Teatri Kombëtar i Kosovës & Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis
Autor: Frank Wedekind
Adaptimi & Regjia: Zana Hoxha
Aktorët: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Shpëtim Kastrati, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi.
Muzikantët: Alzan Gashi, Arbër Salihu & Drin Tashi.
Koreografia: Robert Nuha
Kostumegrafia: Yllka Brada
Skenografia: Youliana Voykova – Najman
Inspicient: Bajram Mehemtaj
Asistente: Elira Lluka