Rikthehet magjia e teatrit

Teatri

Rikthehet magjia e teatrit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 10:41
Komedia satirike “Ferma e kafshëve”.

Teatri Kombëtar hap sot sezonin artistik me premierën absolute të komedisë satirike “Ferma e kafshëve”.

Kryevepra e autorit të njohur britanik George Orwell, vjen me regji të Driada Dervishit në Amfiteatrin e Liqenit.

Alegoria therëse e George Orwell e shkruar në vitin 1945, mbetet një nga veprat më të forta të anës të errët të historisë të shek. XX-të. Edhe pse ‘Ferma e Kafshëve’ simbolizoi Rusinë dhe Bashkimin Sovjetik nën drejtimin e Partisë Komuniste, ajo përfaqëson çdo shoqëri njerëzore, qoftë ajo kapitaliste, socialiste, fashiste, apo komuniste, dhe mbetet prej më shumë se shtatëdhjetë vitesh një satirë e idealizimit të barazisë që korruptohet nga pushteti.

Vepra vjen me pjesëmarrjen e veçantë të artistit të mirënjohur Bojken Lako. Në role interpretojnë aktorët, Neritan Liçaj, Hervin Culi, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu,  Niada Saliasi,  Dori Caushi, Xhuliano Brisku, Urim Aliaj.

“Ferma e kafshëve” nis sot në orën 21:00 dhe vijon më datat 12, 13, 14 dhe 15 korrik në po të njëjtën orë.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat