Teatri “Çajupi” do të hapë dyert për të gjithë artdashësit, më 30 dhe 31 korrik, ku do të shfaqet komedia e rrallë “Duke edukuar Ritën”.
E vënë në skenë nga pedagogu Mehmet Xhelili dhe studentja e tij parukiere, Laura Nezha, komedia pritet të përcjellë emocione të forta për qytetarët. Një komedi, ku shkrihen mjaft bukur erosi, ironia dhe ambicial, do të shfaqet për njerëzit në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve.
Njoftimi:
Në datat 30 dhe 31 korrik, ora 21.oo, nga Teatri Shëtitës Çajupi, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, spektatori do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë e rrallë, “Duke edukuar Ritën”.
Ky është rasti që me regjinë e Kiço Londos, në nje hapsirë të shfrytëzuar shumë mirë të shihni Mehmet Xhelilin, pedagogun e alkolizuar të Ritës në nje interpretim tepër të këndshëm. Ai vjen i zgjuar, i rrjedhshëm, që e mban veten me të madhe e që të mbyt me fjalë, por qe gjendet në zbrastësinë e shpëlarë me të cilën shfaqet në fillim e që më pas bie në dashuri të thellë me studenten e tij.