Sot në hapësirat e Teatrit Kombëtar u hap festivali ndërkombëtar i filmit PriFest.
“Festivale të tilla si PriFest kanë dëshmuar ndër vite që i shërbejnë jashtëzakonisht shumë komunitetit vendor. Ngjarje të tilla na bashkojnë në dashurinë tonë të përbashkët për filmin dhe për tregimet tona, ku ne mësojmë dhe frymezohemi prej njëri tjetrit.” - tha Ministri Hajrulla Çeku në fjalën e tij përshëndetëse.
Për të nisur programin, në këto momente po shfaqet filmi "Zgjoi" i regjisores Blerta Basholli.
Ju ftojmë të ndiqni këtë edicion të festivalit deri në datën 29 gusht.