Edhe pse jeton prej vitesh në SHBA, aktori i njohur shkodran i humorit, Sandër Ruçi, asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me qytetin e tij të lindjes dhe çdo vit rikthehet në Shkodër me shfaqjet e tij humoristike.
Kjo ishte shfaqja e tij e 13-të ku çdo gjë e përgatitur vetë duke u paraqitur në disa profile si aktor, prezantues, regjisor dhe producent.
“No mani No Hani” ishte titulluar shfaqja e radhës ku aktori shpreh pakënaqësinë që paratë po zëvendësojnë çdo gjë, madje edhe dashurinë.
“Mjeshtri i madh” Sandër Ruçi, ka luajtur në mbi 250 role ku spikasin ato përkrah humoristëve të famshëm të “Estradës së Shkodrës.