​Festivali i Dramës “Talia e Flakës”, shfaqet “Aroma e Hënës”

Teatri

​Festivali i Dramës “Talia e Flakës”, shfaqet “Aroma e Hënës”

Më: 24 janar 2022 Në ora: 22:06
Pamje nga shfaqja

“Flakën e Janarit” po e mban ndezur tutje Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, përmes shfaqjeve në skenën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku nata e dytë ishte e rezervuar për “Aromën e Hënës” me autor Mehmet Kraja dhe regji të Rozi Kostanit, luajtur nga trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Aroma e Hënës” është pjesa e fundit e trilogjisë “Hëna prej letre” e autorit Mehmet Kraja që vlerësohet si një dramë e ditëve tona, filozofike dhe surealiste e cila ngre teza të fuqishme ekzistenciale, social-politike e politiko-mediale.

Ajo përshkruan realitetin tonë në të cilin po jetojmë edhe sot, por sidomos në dy dekadat e fundit.

Ngjarja zhvillohet në redaksinë e një gazete në Kosovën e pasluftës. Përgjatë rrjedhës së kësaj ngjarje, që vije përmes shfaqjes “Aroma e Hënës”, ngritën dilema dhe pikëpyetje esenciale për luftën, paqen, lirinë, shtetin, demokracinë, shpresën në shoqërinë tonë.

Në shfaqje luajtën Ismet Azemi, Armend Baloku, Donikë Ahmeti, Shpëtim Kastrati, Xhejlane Godanci, Veton Osmani, Naim Berisha, Adhurim Demi, Basri Lushtaku, Butrint Lumi dhe Ramadan Malaj.

Festivali i Dramës Shqipe vazhdon me shfaqjen “5 ditë mbret” me tekst të Stafan Çapalikut e regji të Gjergj Prevazi, nga Teatri “Andon Zako Çajupi” i Korçës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat