Sot, e premte, 28 janar, prej orës 16:00 në skenën e vogël (bufenë e teatrit të Gjilanit) në Flaka iNTERAKTIVE bëhet promovimi i 6 (gjashtë) dramave të shkruara ,si rezultat i Laboratorit të Dramës Shqipe të edicionit të parë 2020/21 dhe po ashtu edhe leximi skenik i dramave të edicionit të dytë të Laboratorit të Dramës 2021/2022.
Një projekt i jashtëzakonshëm i Teatrit të Gjilanit, Teatrit Kombëtar të Kosovës, Qendrës Multimedia, Teatrit “Adriana” dhe Etno Teatrit Kukaj.
Pjesëmarrësit në këtë laborator, janë përfshirë në një proces kreativ të shkrimit të dramës, bashkë me mentorin/profesorin Fadil Hysaj.
Dramat e pjesëmarrësve janë botuar në një vëllim dhe do të promovohen sot, në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe, kurse tri prej tyre, të konsideruara si më të mirat të shkruara gjatë këtij procesi, do të përkthehen në anglisht, do të shpërndahen dhe do të promovohen përmes rrjetit ndërkombëtar të dramaturgjisë EURODRAM.
Këto drama do të konsiderohen si potencial për inskenim në njërin prej teatrove partnere në Laboratorin e Dramës.