​Albulena Kryeziu emërohet drejtoreshë e Teatrit “Hadi Shehu”

Teatri

​Albulena Kryeziu emërohet drejtoreshë e Teatrit “Hadi Shehu”

Më: 6 janar 2023 Në ora: 17:06
​Albulena Kryeziu

Aktorja Albulena Kryeziu - Bokshi u emërua të enjten drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit “Hadi Shehu”.

Në rolin e saj të ri, Kryeziu do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të operacioneve të teatrit, duke përfshirë prodhimin, financimin dhe administrimin. 

Ishte kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ai i cili njoftoi në rrjetin social Facebook.

“Bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, pritëm sot aktoren tonë Albulena Kryeziu - Bokshi, e cila tashmë do të jetë në krye të Teatrit "Hadi Shehu". Albulena e ka dëshmuar kapacitetin e vet në fushën e aktrimit dhe jam i bindur se të njejtin përkushtim do ta ketë edhe në menaxhimin e njërit prej institucioneve më të dashura të qytetit tonë. Si kryetar i komunës jam i gatshëm të ofrojë tërë ndihmën e nevojshme për drejtoreshën e re të teatrit dhe për tërë stafin e këtij institucioni. Punë të mbarë Albulena!”, ka shkruar Gjini.

Gjatë viteve të fundit, Albulena Kryeziu Bokshi, ka luajtur disa role të ndryshme duke pasur ndikim në zhvillimin dhe suksesin e shumë prej produksioneve të teatrove të ndryshëm në Kosovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat