Zjarr në Spitalin e Neurologjisë? Reagon QSUT: Është konstatuar prani tymi, pa rrezik për pacientët apo stafin

Teatri

Zjarr në Spitalin e Neurologjisë? Reagon QSUT: Është konstatuar prani tymi, pa rrezik për pacientët apo stafin

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

QSUT ka informuar se rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa rrezik për pacientët apo stafin.

Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.

Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.

Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt, theksohet në njoftimin zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat