Sivjet është viti i 9-të i organizimit të festivalit më të madhe në rajon të teknologjisë “KosICT”, i organizuar nga STIKK. Kësaj radhe, ky festival, për shkak pandemisë COVID-19 do të mbahet virtualisht / online me datat 10 dhe 11 Dhjetor 2020, ndërsa më 12 dhe 13 Dhjetor 2020 do të mbahet finalja e turnirit të lojrave elektronike KosICT CS:GO Masters 2020 e organizuar nga STIKK dhe Xportal eSports.
Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në zhvillimin e industries së TIK-ut. KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e më shumë se 30 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë, përfshirë emra si: Benedikt Hockmayer, CEO i Josephs GmbH, Andi Bejleri, Arkitekti Kryesore ne IBM, Bernd Blumoser, Kreu i Inovacionit ne Siemens AI Lab, Mërgim Cahani, CEO i Gjirafa, Harry Tsavdaris, Zyrtare Kombëtar I Teknologjisë për Greqi, Qipro dhe Malta në Microsoft, e shumë emra të tjerë.
Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike që do të jenë pjesë e skenën kryesore “ProCredit Bank”, në skenën dytësore do të ketë prezantime teknike për zhvilluesit softuerik. Festivali gjithashtu do të pasurohet edhe nga panairi i StartUp-eve, takimet B2B në mes kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare, si dhe do të përmbyllet me turnirin e lojrave elekronike KosICT CS:GO Masters.
Gjatë 8 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 6500 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation, e shumë tema të tjera.
Ju mirëpresim në ngjarjen më të madhe të teknologjisë në Kosovë, KosICT9. Regjistrimet veçse kan filluar dhe pjesëmarrja është tërrësisht FALAS.