Alexander Vinnick, Rusi i cili themeloi dhe drejtoi një bursë në bitcoin quajtur BTC-e, është dënuar me 5 vite burg. Një gjykatë në Paris shpalli Vinnick fajtor për pastrim parash dhe gjobiti atë me 100,000 euro.
Ai u arrestua në Greqi në 2017-ën nën një urdhër ndërkombëtar arresti lëshuar nga Departamenti Amerikan i Drejtisës përpara se të ekstradohej në fillim të vitit në Francë.
Departamenti Amerikan e akuzon për për pastrim parash dhe pranim të fondeve të vjedhura nga sulmet kibernetike. Afro 480 milionë dollarë në kriptomonedha u zhduken nga bursa e tij në 2014-ën.
Autoritetet Amerikane e akuzojnë për pastrimin e 4 miliardë dollarëve përmes bursës së tij që prej 2011. Gjithashtu prokurorët Francezë e akuzojnë për krijimin e ransomware Locky i cili u përdor për të sulmuar bizneset Franceze të ku 20 prej të cilave paguan para për të rifituar aksesin në rrjetet dhe informacionet e tyre.
Prokurorët arritën të provonin vetëm 1 nga 14 akuzat që rëndonin mbi të dhe që dënimi mund të kishte shkuar deri në 10 vjet dhe 750 mijë euro gjobë.