Një gjykatë në Moskë, kryeqyteti i Rusisë, ka gjobitur 'Google'-n me 3 milionë rubla (42 mijë dollarë) për shkak të shkeljeve administrative, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rasti që kundër 'Google'-s e ngriti organi mbikëqyrës rus për teknologji informatike dhe komunikim (Roskomnadzor) përfundoi në gjykatën Tagansky të Moskës.
Gjykata vendosi që kompania nuk i është përmbajtur ligjit sepse faqet e ndaluara në Rusi u shfaqën në rezultatet e kërkimit në Google, për të cilat Google u gjobit me 3 milionë rubla.
Google më parë ka paguar gjoba për vendime të ngjashme, në shumën prej 500 dhe 700 mijë rubla.