Britania e Madhe rrezikon të mos e arrijë objektivin e saj për të ofruar Internet me shpejtësi të lartë të 85% megabajt deri në vitin 2025.
Kjo është paralajmëruar nga deputetët e vendit duke thënë se kjo është e paarritshme dhe se ka shqetësime nga industritë e Internetit.
Qeveria kishte synuar realizimin e këtij premtimi, mirëpo më pas pritjet u zvogëluan kur doli se vetëm 25 për qind e fondeve të premtuara prej 5 miliardë funtesh do t’ishin dispozicion.
“Vendimi i Qeverisë për të braktisur premtimin e saj për Internet të gjerë deri më 2025, na është thënë se angazhimi për këtë është i vonuar dhe është jo reale dhe e paarritshme”, ka thënë Julian Knight, kryetar i Komitetit…
Gjithashtu, në ditën e publikimit të raportit nga Komiteti…, Qeveria i paraqiti hapat e ardhshëm në planin e saj. Zyrtarët kanë deklaruar se shtëpitë dhe bizneset që nuk kanë akoma qasje në Internet të shpejtë, do të kenë pas realizimit të premtimit.