Nvidia po përgatitet të lançojë kartat grafike GeForce RTX 30 për laptopët raportoi Tom’s Guide ditën e Diele. Prezantimi sipas medias në fjalë pritet të bëhet më 12 Janar ku adhuruesit e lojërave do të marin një paraqitje të vogël të asaj çfarë po vjen për laptopët.
Lideri në performancë grafike do të ofrojë ekuivalentët e kartave grafike desktop përfshirë RTX 3060 me 6GB RAM, RTX 3070 Max-Q me 8GB RAM dhe RTX 3080 Max-Q me 16GB RAM, akoma edhe më shumë sesa modeli desktop RTX 3080 me 10GB RAM.
Kartat do të përfitojnë nga arkitektura e re Ampere me teknologjinë ray-tracing që është më shpejtë. Po gjatë këtij prezantimi mund të shohim një model jo-Ti të RTX 3060 për dsktopët.
??? pic.twitter.com/AHn0BWTYBh
— NVIDIA GeForce (@NVIDIAGeForce) January 9, 2021
Normalisht evenimenti do të jetë virtual por pritet tu japë përgjigje shumë pyetjeve sesi do të konkurrencën modelet për laptopët me ato për desktop.