Quhet “chegging” dhe të gjithë studentët e kolegjit në Amerikë e dinë se çfarë do të thotë.
“Nëse më mbaron koha në provim ose kam probleme me detyrat e shtëpisë, ose një kuis në internet, i drejtohem ‘chegging”, thotë Matt, një 19-vjeçar në Arizona State.
Çdokush mund ta përdori faqen, me një pagesë mujore prej 14.95 dollarë në muaj, ndërsa çmimi i aksioneve të kompanisë është trefishuar gjatë pandemisë.
Atyre i duhen vetëm disa sekonda për të dhënë një përgjigje për probleme të ndryshme, me fjalë të tjera i ‘japin’ nxënësve kopje.
Chegg është i vendosur në Santa Clara, California, por zemra e funksionimit është në Indi, ku ka punësuar më shumë se 70 mijë ekspertë të matematikës, shkencës e teknologjisë dhe inxhinierë.
Ata punojnë si të pavarur dhe janë në internet 24/7 duke dhënë përgjigje për çdo përgjigje që i bëhet.