Menjëherë pasi të gjithë filluan të mësoheshin me teknologjinë e re Wi-Fi 6 në routerët, laptopët dhe smartfonët e tyre, Wi-Fi 6E do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi përdoret wirelessi.
Bazuar në specifikimin e Institutit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike (IEEE), Wi-Fi 6E rritë kapacitetin frekuencor me 1.2Ghz duke përfshirë spektrin 5,925 në 7,125Mhz, shkruan “tomsguide”.
Është ndryshimi më i madh në Wi-Fi që nga debutimi i 802.11b 20 vite më parë.
Produktet e para me këtë teknologji janë Asus ROG Rapture GT-AXE11000, Linksys AXE8400 Mesh System dhe Netgear Nighthawk RAXE500.
Të tre routerët kanë tre banda dhe do të shitet mes 450 dollarë deri në 1,200 dollarë.