Asnjë problem nuk është regjistruar, si botërisht, as në regjionin e Evropës.
Në orët e para të pasdites sot, shumë persona filluan të kenë problem me qasjen në Instagram
Ky problem nuk duket të jetë regjistruar në faqen DownDetector, e cila vazhdimisht përcjellë problemet që shfaqen në aplikacione të ndryshme dhe jep informata në lidhje me problemi.
Problemet në Instagram në 24 orët e fundit
Mesa duket, nuk është një problem botërorë apo regjional, por mund të jetë duke ndodhur vetëm në Kosovë.
Problemi i sotshëm është i ngjashëm me probleme të mëparshme, duke përfshirë probleme në leximin e fotografive, hapjen e profileve, hapjen e mesazheve etj.
Problemi i njëjtë është shfaqur gjatë muajit dhjetorë, dhe zgjati për thuajse një ditë, mirëpo atëherë ishte një problem që kishte prekur të gjithë Evropën.
Detaje të mëtutjeshme nuk janë akoma të qarta, Instagram gjithashtu nuk ka dhënë ndonjë lajmërim në lidhje me problemin.
Rreth orës 7 të mëngjesit, duket se ka pasur një ngritje të problemeve teknike në aplikacion, mirëpo rreth orës 8:30 ato u shuan pothuajse plotësisht. Që prej atëherë nuk ka pasur më probleme të regjistruara.