Twitteri e ka bllokuar përgjithmonë një llogari që i përkiste Project Veritasit, një grup konservator në Amerikë, i themeluar nga aktivisti kontrovers, James O’Keefe.
Vendimi erdhi pasi një zëdhënës i Twitterit tha se O’Keefe bëri shkelje të përsëritura të politikave të platformës që ndalojnë shpërndarjen ose kërcënimet për shpërndarje të informacionit privat të njerëzve, pa pëlqimin e tyre.
Kompania nuk pranoi të tregonte se cilat “cicërima” specifike mund të kenë shkaktuar bllokimin.
Twitteri gjithashtu ka konfirmuar që llogaria personale e O'Keefe ishte kyçur përkohësisht për shkelje të së njëjtës politikë dhe se O'Keefe do të kërkohej të hiqte përmbajtjen shkelëse para se të rimarrë lejen për të postuar në Twitter.