Snapchat shton mundësinë për pastrimin e listës së miqve

Teknologji

Snapchat shton mundësinë për pastrimin e listës së miqve

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:42
Ilustrim

Snapchat, një nga rrjetet më të njohura sociale për dërgimin e fotografive, sidomos te të rinjtë, më në fund ka krijuar mundësinë për të hequr të padëshiruarit nga llogaria personale.

Rrjeti do të vë në përdorim funksionin e quajtur “Friend Check Up” (Kontrolli i miqve), që u mundëson përdoruesve të kontrollojnë periodikisht që lista e personave me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë histori dhe përmbajtje të postuara në internet, të përputhet me dëshirat e tyre.

Funksioni do të mbërrijë si një njoftim dhe tash për tash për sistemin Android, por së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për iOS.

Kjo është një strategji e kundërt me atë të Facebook që në vend të kësaj sugjeron vazhdimisht nëse përdoruesi ka nevojë të shtojë miq të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat