Netflix duket se ka rënë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende tjera të botës, duke lënë mijëra klientë që paguajnë pa qasje në përmbajtje.
Shumica e ankesave kanë të bëjnë me pamundësinë për t’u lidhur me faqen në internet dhe transmetimin e tyre janë të padisponueshme.
Netflix njoftoi muajin e kaluar kostoja e një pakoje standarde do të rritet nga 8.99 funte (10.40 euro) në 9.99 funte (11.50 euro) në muaj, shkruan DailyMail.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/03/auto_net21614775015.jpg)
Një llogari premium tani do të kushtojë 11,99 funte (13.80 euro) deri në 13,99 funte (16.80 euro), por plani i saj bazë mbetet në 5,99 funte (6.90 euro).
Sipas faqes së ndjekësit të ndërprerjeve DownDetector kishte më shumë se 1,600 ankesa në rrjetet sociale që nga ora 10:39 e mëngjesit (ora lokale në MB).
Pothuajse gjysma (44 për qind) e çështjeve të raportuara kanë të bëjnë me ‘çkyqje’ ndërsa një në tre persona që kanë problem përmendin çështjen kryesore që është në faqen e internetit të Netflix.
Klientët shkuan në rrjetet sociale për të folur në lidhje me këtë çështje, me disa që deklaruan se po shohin kodin e gabimit NSES-500.
“Nëse ju shfaqet ky kod, kjo zakonisht do të thotë që informacioni i ruajtur në shfletuesin tuaj duhet të rifreskohet. Ndiqni hapat më poshtë për të rregulluar problemin”, thotë Netflix në faqen e saj të internetit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/03/auto_net31614775016.jpg)
Këshillon njerëzit që të rifreskojnë faqen dhe të provojnë përsëri Netflixin.
Sidoqoftë, përdoruesit thonë se kjo nuk po funksionon dhe ata janë akoma të paaftë për të hyrë në bibliotekën e gjerë të gjigantit të transmetimit të filmave.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/03/auto_net41614775017.jpg)
Shkaku i ndërprerjes mbetet i panjohur dhe DailyMail i është drejtuar Netflixit për koment.
Klientët e pakënaqur u lajmëruan në rrjetet sociale, për të paraqitur problemet e tyre.