Tim Berners-Lee, shpikësi i World Wide Web, në 32 vjetorin e krijimit të internetit tha seqeveritë duhet të punojnë për të siguruar akses në internet broadband për të gjithë botën deri më 203-ën.
“Qeveritë duhet të miratojë ligje të cilat qeverisin internetin dhe vënë kompanitë e teknologjisë përballë përgjegjësisë,” ha Berners-Lee.
Shumë të rinj sot nuk kanë akses në internet ku mund të zbulojnë talentin dhe idetë e tyre tha ai. Berners-Lee krijoi internetin ndërsa po punonte në laboratorin kërkimit të CERN në 1989.
“1/3 e të rinjve në botë nuk kanë akses në internet ose kanë internet të cilësisë së dobët i pamjaftueshëm për të punuar dhe mësuar nga shtëpia,” tha Berners-Lee.
Sot afro gjysma e popullsisë të botës ka akses në internet ndërsa për moshat e reja 15-25 vjeç aksesi është deri në 70%
Berners-Lee përllogariti se afro 430 miliardë dollarë do të duhen në dekadën e re për ti ofruar kujtdo në botë internet cilësor.