Facebook-u do të shtojë etiketime për informacionet e besueshme lidhur me vaksinat COVID-19

Teknologji

Facebook-u do të shtojë etiketime për informacionet e besueshme lidhur me vaksinat COVID-19

Më: 17 mars 2021 Në ora: 06:31
Ilustrim

Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg tha se kompania e mediave sociale do t’i etiketojë si "informacione të besueshme" njoftimet në lidhje me vaksinat e COVID-19 që ajo beson se janë të tilla.

Kompania do të shtojë etiketimin në postimet e lidhura me vaksinat, të cilat do të përmbajnë "informacion të besueshëm" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha Zuckerberg në një postim në blog. OBSH-ja është kritikuar gjerësisht për përgjigjen e saj ndaj pandemisë.

"Ne po shtojmë një etiketim në postimet që diskutojnë mbi sigurinë e vaksinave ndaj COVID-19 që thekson se vaksinat për COVID-19 kalojnë nëpër prova të sigurisë dhe efektivitetit përpara se të miratohen për përdorim," tha Mark Zuckerberg.

Facebook-u është kritikuar për mosveprim ndaj postimeve që disa i quajnë keqinformuese në lidhje me vaksinat.

Kompania tha se po ashtu do t’u japë përdoruesve informacione se ku të vaksinohen.

Në njoftime të tjera për COVID-19, Italia po rivendos kufizime të reja në tre të katërtat e vendit për shkak të shqetësimeve nga varianti britanik i virusit.

Në Karolinën e Veriut, universiteti Duke ka bllokuar të gjithë studentët e tij për një javë duke përmendur shqetësimet për virusin.

"Ky veprim është i nevojshëm për të përmbajtur nën kontroll përhapjen e infeksioneve që po rriten me shpejtësi mes studentëve”, tha universiteti në një deklaratë të shtunën.

Tajlanda, e cila e kishte pezulluar përdorimin e AstraZeneca-s, njoftoi se do ta rifillojë vaksinimin të martën, me kryeministrin dhe kabinetin që do të vaksinohen të parët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat