Një mashtrim përmes një mesazhi që prek telefonat Androit po përhapet përgjatë Mbretërisë së Bashkuar, kanë paralajmëruar ekspertët.
Sipas BBC, mesazhi – që pretendon të jetë nga një kompani e dërgesave të pakove, i bën përdoruesit të instalojnë një aplikacion gjurmimi – por në fakt është një softuer i dëmshëm, “spyware”.
I quajtur Flubot, ajo mund të mbizotërojë pajisjet dhe të spiunojë telefonat për të mbledhur të dhëna të ndjeshme, përfshirë edhe detaje bankare në internet.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/23/auto_uk1619213921.jpg)
Operatori i rrjetit, Vodafone, tha se miliona mesazhe me tekst po dërgoheshin tashmë në të gjitha rrjetet.