Shefi i gjigantit të rrjeteve, Cisco, Chuck Robbins, ka thënë se mungesa e çipave kompjuterikë pritet të zgjasë për pjesën më të madhe të këtij viti.
Sipas BBC, shumë firma janë përballur me prodhim të vonuar për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve, që u shkaktua nga pandemia e COVID-19 dhe u përkeqësua nga faktorë të tjerë.
“Ne mendojmë se kemi edhe gjashtë muaj të tjerë për të kaluar afatin e shkurtër”, tha shefi i Cisco-s, Robbins.
“Ofruesit po ndërtojnë më shumë kapacitet. Dhe kjo do të bëhet më mirë dhe më mirë gjatë 12 deri në 18 muajve të ardhshëm”, u shpreh ai.
Ky zgjerim i kapacitetit do të jetë thelbësor pasi avancimet në Teknologji – përfshirë 5G, ‘informatikë në re’, inteligjencën artificiale – sjellin një rritje të madhe të kërkesës.