Gjiganti teknologjik Apple ka konfirmuar se ka ruajtur informacioneve të përdoruesve kinezë në qendrat e të dhënave në Kinë pas raporteve të New York Times.
Megjithatë kompania insistoi se nuk ka pasur asnjë kompromentim të dhënash as nga ana e kompanisë e as klientëve.
Kina prej vitesh akuzohet se përdor teknologjinë për të gjurmuar qytetarët e madje zhvilluar mjete për përgjimin masiv.
Duke ruajtur informacione në serverët kinezë, Apple i është nënshtruar ligjeve lokale duke vënë në dyshim besueshmërinë e kompanisë.
Por vetë kompania ka thënë se i nënshtrohet ligjeve lokale në të gjitha vendet ku ka një prezencë fizike. Në dhjetor të 2020-s, Apple ishte kompania e cila fshiu 46 mijë aplikacione nga dyqanet e aplikacioneve në Kinë pas urdhrit shtetëror.
Shumica ishin lojëra të cilat duhej të kishin një licencë për të operuar në Kinë. Në 2019-n gjiganti tjetër Google braktisi një projekt për të lansuar një version të censuruar të motorit të kërkimit në Kinë pas kritikave nga vetë stafi.