Tesla tani do të monitorojë shoferët përmes kamerave në makinë, për t’u siguruar që ata janë të vëmendshëm kur është i aktivizuar sistemi Autopilot

Teknologji

Tesla tani do të monitorojë shoferët përmes kamerave në makinë, për t’u siguruar që ata janë të vëmendshëm kur është i aktivizuar sistemi Autopilot

Më: 28 maj 2021 Në ora: 22:13
Elon Musk

Makinat Tesla tani do të monitorojnë shoferët që përdorin sistemin Autopilot përmes kamerave në makinë.

Sipas medieve të huaja, Tesla do të aktivizojë kamerat, të vendosura mbi pasqyrën e pasme, në makinat Model 3 dhe Model Y për të kontrolluar shoferët nëse po i kushtojnë vëmendje rrugës, derisa përdorin ndihmësin e shoferit Autopilot, thuhet në një mesazh për shoferët.

Deri më tani, makinat Tesla mbështeteshin te sensorët e timonit që zbulonin nëse shoferët po mbaheshin, por shumë shoferë kanë ndarë hilet e tyre për ‘mashtruar’ sensorët’ dhe për të ‘vozitur’ pa duar.

“Kamera e kabinës mbi pasqyrën tuaj të pasme tani mund ta zbulojë dhe ta paralajmërojë pakujdesinë e drejtuesit, derisa është i lidhur sistemi Autopilot. Të dhënat e kamerës nuk e lënë veturën vetë, që do të thotë se sistemi nuk mund të ruajë ose të transmetojë informacion vetëm nëse është aktivizuar ndarja e të dhënave”, tha Tesla në një njoftim të lëshuar për shoferët. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat