Tani FBI do t’ju ndihmojnë të mësoni nëse fjalëkalimi i juaj është hakuar

Teknologji

Tani FBI do t’ju ndihmojnë të mësoni nëse fjalëkalimi i juaj është hakuar

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Fjalëkalimet e “rrjedhura” që i ka zbuluar FBI, tani do të jenë të mbyllura në bazën e të dhënave të ueb-faqes “If I Been Pwned”, duke ju mundësuar të kontrolloni nëse adresa juaj elektronike apo fjalëkalimi i është ekspozuar krimit kibernetik – dhe nëse duhet menjëherë të bëni ndonjë ndryshim.

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, tani do t’ju ndihmojë të përcillni fjalëkalimet në rrjet për të qenë më të sigurt dhe të mos bien në duar të gabuara, pasi që kjo agjenci amerikane e sigurisë ka filluar të veprojë ndaj fjalëkalimeve të rrezikuara me “Have I Been Pëned”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, shërbimi “I Have Been Pëned” është një shërbim falas që i mundëson përdoruesve të kontrollojnë nëse janë të rrezikuara llogaritë e tyre online.

Pasi të shkruani adresën elektronike dhe numrin personal të telefonit apo fjalëkalimin, do të kontrollohet dhe konstatohet nëse llogaria juaj është cak i Dark Webit nëpër forume të hakerëve dhe burimeve tjera.

E nëse ndonjë dhënë e juaj është në këto vende, është tregues që hakerët tashmë posedojnë të dhënat e juaja. E nëse përdorni të njëjtin kombinim të adresës elektronike dhe fjalëkalimit në shumë rrjete, atëherë jeni më shumë të rrezikuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat