Karnataka e Indisë ka deklaruar se planifikon të dërgojë një paralajmërim ligjor tek Google, pasi gjuhën zyrtarë të saj e ka shfaqur si “më të shëmtuarën në Indi”.
Një kërkim në Google me këto fjalë çoi te “Kannada” si rezultat të parë, e cila është një gjuhë që flitet në Karnataka.
Por, gjiganti i teknologjisë ka lëshuar një deklaratë dhe ka kërkuar falje për “keqkuptimin dhe lëndimin e dikujt”.
Pas thirrjes masive, rezultati i kërkuar me ato fjalë u hoq nga Google, raporton BBC.
Shumë, përfshirë edhe udhëheqës nga jugu i vendit u shprehën të mllefosur.