Një postim në Facebook që njoftoi lindjen e një të porsalinduri në Filipine është bërë viral për shkak të emrit unik të fëmijës.
Sipas medieve të huaja, Hypertext Mark-up Language Rayo Pascual – ose HTML për shkurt – u prezantua përmes një postimi në Facebook nga tezja e tij të enjten e kaluar.
Babai i fëmijës Mac Pascual, një zhvillues uebi, mendohet të jetë përgjegjës për zgjedhjen e emrit të pazakontë për shkak të profesionit të tij.
Ai i tha se emrat e pazakontë janë të njohur në familjen e tij, duke shpjeguar se emir i tij është shkurt për emrin Macaroni 85.
Mac tha se njëra nga motrat e tij e kishte emrin Spaghetti 88 dhe spjegoi se dy fëmijët e saj quhen Cheese Pimiento dhe Parmesan Cheese, megjithëse shkurt njihen si Chippy dhe Peewee.