Microsoft lançoi versionin më të fundit të Edge dhe përmban një veçori për ata që përdorin shfletuesit në disa pajisje.
Me “Tab Sharing” mund të filloni leximin e një uebfaqeje në kompjuterin tuaj dhe më pas ta dërgoni në laptopin apo smartfonin tuaj.
Testimet e para të kësaj veçorie nisën në muajin Prill dhe tashmë është e disponueshme për të gjithë përdoruesit në Windows dhe macOS.
Për të aksesuar veçorinë do të shikoni një ikonë të re në fushën e adresës. Duke klikuar mbi të tregon një listë pajisjesh që keni Edge të instaluar dhe jeni të kyçur me të njëjtën llogari Microsoft
Në Android dhe iOS çdo lidhje e dërguar do të shfaqet si një paralajmërim për ta aksesuar nga qendra e njoftimeve. Në Windows do të shfaqet në Qendrën e Aksionit.
Chrome dhe Firefox e kanë mundësuar diçka të tillë që prej 2019-ës.