Microsoft prezantoi ditën e Enjte zyrtarisht Windows 11, sistemin më të ri operativ i cili do të zëvendësojë versionin aktual i cili ka qenë prezent prej disa vitesh.
Në mesin e funksionaliteteve të reja, janë dy ndryshime të vogla të cilat nuk mund të mos vihen re.
Së pari Microsoft Teams, aplikacioni i video komunikimit që shënoi boom gjatë pandemisë, do të integrohet në Windows 11.
Së dyti Skype për herë të parë prej disa vitesh nuk do të jetë pjesë e sistemit operativ. Këto ndryshime sugjerojnë se Microsoft ka një tjetër të preferuar dhe të gjithë po mendojë se fundi i një prej aplikacioneve lider të komunikimit ka nisur.
Microsoft bleu Skype 10 vite më parë për 8.5 miliardë dollarë. Atë kohë ishte blerja më e madhe e gjigantit të teknologjisë e madje kishte dyshime nëse kishte paguar më tepër sesa duhej.
Por Microsoft po blinte një aplikacion i shkarkuar mëse 1 miliardë herë dhe qindra miliona përdorues. “Së bashku do të krijojmë një epokë të re komunikimit,” tha CEO i Microsoft atë kohë Steve Ballmer.
Në fillim u duk se po funksiononte dhe aplikacioni vinte i integruar me çdo kompjuter të ri ndërsa numrat e përdorimit ishin të larta.
Drejt mesit të dekadës forumet e internetit ishin plot postime që pyesnin “pse skype ishte aq i padobishëm?” duke u ankuar vazhdimisht për përditësimet. Performanca e dobët dhe zgjedhjet e gabuara të dizajnin shtuan presionin.
Në të njëjtën kohë aplikacionet rivale të komunikimit si WhatsApp apo Facebook Messenger po lulëzonin në popullaritet e madje lançuan edhe komunikimin me video, një prej pikave më të forta të Skype.
Versioni i parë i Skype debutoi në 2003 dhe pavarësisht përditësimeve kishte filluar të shfaqen moshën e tij. Ndërsa Microsoft po gatuante aplikacionin e komunikimit për bizneset siç ishte Teams.
Teams e ardhmja e komunikimit për Microsoft
Microsoft pretendonte se Teams kishte teknologjinë e Skype dhe ishte dizajnuar për të konkurruar me Slack. Por pandemia ndodhi. Zoom, një tjetër zgjidhje për bizneset, u bë aplikacion i preferuar edhe për shtëpitë që dëshironin të komunikonin në pandemi.
Me rritjen galopante të Teams vitin e kaluar u vulos edhe fati i Skype. Kjo sintezë u forcua akoma më tutje me lançimin e një versioni të Teams për përdorim personal.
Me këtë sukses ishte çështje kohe përpara se Teams të zëvendësonte Skype. Shtatorin e vitit të kaluar rrjeti social Linkedin në pronësi të Microsoft tha se do të sillte komunikim me video duke përdorur teknologjinë e Teams dhe jo Skype.
Skype u rrit gjatë pandemisë dhe në një pikë raportohej 40 milionë përdorues në ditë. Por është një tregues i papërfillshëm nëse krahasohet me konkurrentët. Ende Skype nuk është vrarë plotësisht, aplikacioni vazhdon të jetë i disponueshëm në Microsoft Store.