Facebook ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë që kur në themel të tij ishin profilet dhe faqet. Tashmë mund të shikosh video, transmetime live, biseda audio dhe video e të shisni në Marketplace.
Si pjesë e trendit të konkurrencës me TikTok dhe Clubhouse, rrjeti social do të shtojë në panelin e historive edhe Reels dhe Rooms.
Facebook Rooms nuk duhet të ngatërrohen me Messenger Rooms. Lançuar në fund të muajit Janar, Live Audio Rooms janë formati i komunikimit me audio në stilin e Clubhouse.
Në fillim u mendua se Facebook do të krijonte një aplikacion më vete, por përkundrazi, ato u integruan në Facebook.