Një hulumtues sigurie zbuloi se disa rrjete Wi-Fi me simbolin e përqindjes në emërtim mund të çaktivizonin Wi-Fi në iPhone dhe pajisjet e tjera të iOS.
Në rrjetin social Twitter Carl Schou tha se nëse një iPhone hyn në mbulimin Wi-Fi të një rrjeti me emërtimin %secretclub%power, nuk mund të përdorë më Wi-Fi edhe pas restimit të konfigurimit të Wi-Fi.
Pak javë më vonë Schou dhe ekipi i tij gjeti se një iPhone i lidhur me një rrjet me emërtim %p%s%s%s%s%n do të pësonte çaktivizimin e plotë të Wi-Fi.
9to5Mac argumenton se karakter i përqindjes “%” përdoret në gjuhë programimi dhe në rastin e iPhone shkakton korruptim të memories dhe iOS automatikisht e vret procesin duke çaktivizuar kështu Wi-Fi.
Apple ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me problemin e shfaqur e as nëse ka në plan ta adresojë. E vetmja mënyrë që përdoruesit kanë është shmangja e lidhjes me një rrjet të tillë Wi-Fi.