Jeff Bezos heq dorë nga drejtimi i Amazon, ja çfarë roli do të ketë këtej e tutje

Teknologji

Jeff Bezos heq dorë nga drejtimi i Amazon, ja çfarë roli do të ketë këtej e tutje

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:38
Jeff Bezos

Në muajin shkurt ai ju drejtua punonjësve të kompanisë me një letër, ku shpjegonte arsyen e tërheqjes së tij nga kompania.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka vendosur ditën e sotme që të heqë dorë nga posti i shefit ekzekutiv duke ja kaluar titullin e tij, Andy Jassy.

Prej dy dekadash ai ka drejtuar me sukses kompaninë e famshme, por mesa duket ka ardhur koha për një kapitull të ri në jetën e tij.

Kompania njoftoi në muajin shkurt se Bezos do të kalonte nga detyra e CEO-s tek ajo e karriges ekzekutive, pasi ai dëshiron të kalojë më shumë kohë me sipërmarrjet e tjera, duke përfshirë Washington Post, kompaninë hapësinore Blue Origin dhe filantropinë.

Por pavarësisht se heq dorë nga rolet publike në kompani, Bezos do të ketë sërish një ndikim shumë të madh tek Amazon vitet e ardhme. Ai vazhdon të jetë aksioneri më i madh individual i kompanisë, mentor për CEO-t e ardhshëm dhe kryetar i bordit.

Në muajin shkurt ai ju drejtua punonjësve të kompanisë me një letër, ku shpjegonte arsyen e tërheqjes së tij nga kompania.

57-vjeçari u bëri me dije se një lëvizje e tillë nuk nënkupton kurrsesi se ai po del në pensioni, por veçse dëshiron të përqëndrohet te pasionet personale, që përfshijnë hapësirën dhe problematikat e ndryshimeve klimatike.

Nga ana tjetër, para disa ditësh u mësua se në 20 korrik, Jeff Bezos do të udhëtojë në hapësirë së bashku me vëllain e tij, Mark.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat