Përdorimi i kufjeve mund të çojë në vetmi, paralajmëron studimi i ri

Teknologji

Përdorimi i kufjeve mund të çojë në vetmi, paralajmëron studimi i ri

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:38
Ilustrim

Një firmë audio po u kërkon njerëzve të bëjnë një pushim nga përdorimi i kufjeve pasi një studim zbuloi se përdorimi i shpeshtë i tyre mund të çojë në vetmi.

Megjithëse kufjet mund të ofrojnë argëtim në formën e dëgjimit të podkastit të fundit ose albumit tuaj të preferuar, studimi nga firma audio Jabra zbuloi se mbajtësit e kufjeve mund të shkojnë mesatarisht për pesë javë pa folur me dikë të ri.

Hulumtimi zbuloi se 15% e të gjithë të anketuarve thanë se mbanin kufje çdo ditë për qëllime jo-pune, megjithëse shifra u rrit në 30% në mesin e 16 dhe 24-vjeçarëve. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve (47%) përdorin pajisjet gjatë shëtitjeve, ndërsa 29% i përdorin ato në transportin publik, ku përdoruesit që mbajnë kufje mesatarisht 58 minuta në ditë.

Rreth 38% e pjesëmarrësve thanë se mbanin kufjet për të shmangur aktivisht bisedën me të tjerët. Profeshoresha Noreena Hertz, autore e “Shekullit të Vetmuar”, u shpreh se “ne jemi në mes të një krize shkëputjeje të cilen pandemia e ka amplifikuar në mënyrë të konsiderueshme ‘.

Steve Evans, drejtor menaxhues i Jabra për zgjidhjet e konsumatorit në Evropë, shpjegoi se firma po i inkurajon njerëzit të provojnë të shkojnë një ditë pa përdorur kufje për t’u lidhur më shumë me njerëzit përreth tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat