Rrjeti i njohur social, Twitter, ka ndërprerë përkohësisht procesin e verifikimit të llogarive pasi ka fshirë një numër të konsiderueshëm të llogarive të rreme.
Kompania ka njoftuar se për një kohë s’do të vërë “logon e kaltër” te profilet e llogarive të njerëzve të njohur.
Aplikuesit e deritashëm do të vlerësohen nga ekipet e rrjetit social, por atyre që synojnë verifikimin në të ardhmen, tash për tash s’do t’u lejohet aplikimi.
Twitteri ka njoftuar se e ka pezulluar procesin pasi ka fshirë një grumbull llogarish të rreme.
Kjo s’është hera e parë që ky rrjet social pezullon verifikimin. Kohë më pari pati njoftuar se ka numër të lartë të kërkesave andaj i duhet të marrë një veprim të tillë.