Boston Dynamics vazhdon të befasojë: Shihni se si robotët e saj kryejnë “stërvitje akrobatike”

Teknologji

Boston Dynamics vazhdon të befasojë: Shihni se si robotët e saj kryejnë “stërvitje akrobatike”

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:46
Foto

Kompania Boston Dynamics ka arritur edhe një herë të bëjë përshtypje me arritjet e saj.

Boston Dynamics ka lëshuar imazhe të reja të robotëve të saj të quajtur Atlas, duke kryer “stërvitje akrobatike”.

Kompania pretendon se ky është një nivel i ri dhe një arritje e rëndësishme kur bëhet fjalë për mësimin e robotëve ndaj sjelljes njerëzore, përfshirë trajnimin në terrenin e trajnimit me pengesa.

“Robotët Atlas kanë kryer lëvizje komplekse pengesash për herë të parë dhe është pothuajse e përsosur”, ka thënë kompania.

Projekti Atlas ka ekzistuar për më shumë se dhjetë vjet dhe ka hasur në shumë vështirësi, por po përparon vazhdimisht. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat