Përhapja shqetësuese e Covid / Kompanitë shtyjnë planet për të punuar nga zyra

Teknologji

Përhapja shqetësuese e Covid / Kompanitë shtyjnë planet për të punuar nga zyra

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple ka shtyrë thirrjen e stafit për të punuar nëpër zyra deri në janar të vitit të ardhshëm, mes frikës pas rritjes së rasteve të reja në SHBA, të shkaktuara nga varianti Delta.

Punonjësit u informuan për vendimin përmes një e-maili të kompanisë të enjten, e cila u raportua për herë të parë nga Bloomberg News. Apple i tha stafit se do të rikonfirmonte planet një muaj më parë dhe i këshilloi ata që të vaksinoheshin.

Apple është kompania e fundit amerikane që rishikon planet e saj në dritën e ndikimit të variantit Delta në vend. Apple më parë kishte bërë thirrje që stafi të kthehej në zyrë deri në fillim të shtatorit, para se ta shtynte këtë afat për në tetor, e tashmë për në janar.

Ata që do të rikthehen duhet të jenë të vaksinuar, ndërsa do të punojnë tre ditë në javë në zyrë. Kompania po rrit programin e saj të testeve Covid për stafin në shtëpi deri në tre në javë, raportoi Bloomberg.

Apple nuk ka bërë asnjë koment zyrtar mbi raportet. Sipas Bloomberg, Apple tha se nuk kishte në plan të mbyllte zyrat, apo dyqanet e saj me pakicë.

Sidoqoftë, agjencia tha gjithashtu se një dyqan Apple në Charleston, Karolina e Veriut, ishte mbyllur pasi më shumë se 20 punonjës ose rezultuan pozitivë për Covid, ose ishin ekspozuar ndaj virusit.

Disa dyqane të tjera amerikane thuhet se kanë shkurtuar orët e hapjes për shkak të stafit të sëmurë ose të izoluar.

Firmat e tjera të mëdha të teknologjisë kanë ndryshuar planet e tyre të kthimit në punë për punonjësit ndërsa rastet e Covid rriten në SHBA, me disa që përcaktojnë që personeli që punon në zyrë duhet të jetë i vaksinuar.

Google ka njoftuar se do të vonojë kthimin në zyrë deri më 18 tetor. Edhe Facebook ka thënë se do të kërkojë që punonjësit amerikanë që kthehen në zyrë të vaksinohen.

Twitter ka mbyllur edhe një herë zyrat në San Francisko dhe Nju Jork. Dy zyrat e Tëitter kishin funksionuar me kapacitet deri në 50% për stafin që donte të kthehej.

Mes shqetësimit në rritje për përhapjen e virusit, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Dr Francis Collins, paralajmëroi fundjavën e kaluar se SHBA së shpejti mund të shohë që rastet e Covid-19 të kthehen në 200,000 në ditë, një shifër rekord dhe e paparë që në fillim të këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat