Autoriteti mediatik rus Roskomnadzor ka urdhëruar Apple dhe Alphabet, kompania mëmë e Google, të heqin aplikacionin e kundërshtarit më të madh të presidentit rus Vladimir Putin nga platformat e tyre, sipas një raporti.
Sipas mediave të huaja, Roskomnadzor tha se aplikacioni i dedikuar botimit të tregimeve për Alexei Navalny duhet të hiqet nga dyqanet e aplikacioneve të Google dhe Apple sepse gjykatat ruse e kanë etiketuar fondacionin anti-korrupsion të Navalny si ekstremist, raportoi të premten agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Por siç vënë në pah mediat, as Apple e as Alphabet nuk ishin menjëherë në dispozicion për koment të shtunën në lidhje me kërkesën.
Zhvillimi shënon përpjekjen e fundit nga qeveria ruse për të heshtur Navalny.
Navalny aktualisht është në një burg rus pasi u kthye në vend nga Gjermania, ku u shërua nga helmimi me agjentin nervor të epokës sovjetike Novichok gushtin e kaluar.