Twitter po lançon një opsion që ndalon abuzimin dhe komentet negative që shkaktojnë konflikte në rrjetin social, një problem i madh për platformën.
Safety Mode do të shënjestrojë llogaritë që përdorin gjuhë urrejtjeje ose bombardojnë njerëzit me komente jo të mirëpritura që do të rezultojë në bllokimin e tyre për shtatë ditë. Fillimisht, do të testohet në një grup të vogël përdoruesish.
Opsioni mund të aktivizohet nga paneli i kontrollit të opsioneve (Settings) dhe sistemi do të ndërhyjë në përmbajtjen e postimit dhe marrëdhënies midis autorit dhe komentuesit. Llogaritë që ndiqen nga përdoruesi ose kanë ndërveprim të shpeshtë, nuk do të bllokohen automatikisht.
Një nga përfaqësuesit e Twitter, tha se “ndonëse platforma ka bërë hapa galopantë për sigurinë, ka gjithnjë vend për përmirësimin e bisedave të shëndetshme publike”.