“Nëse e përdor si duhet, Google është motori i kërkimit më i fuqishëm në botë. Por shumë njerëz nuk dinë. Ja 8 këshilla si ta përdorni si duhet”, ishte ky postimi i një përdoruesi të Twitter.
Mesa duket, ai ka të drejtë, ne e përdorim Google për të kërkuar çfarëdolloj gjëje në rrjet, por nuk po e shfrytëzojmë në potencialin e plotë. Më poshtë, keni disa këshilla që mund t’i përdorni në kërkimin e radhës.
Thonjëzat
Vendosja e thonjve në fjalë lejon të kërkosh për frazën ekzakte. Pra, do ju shfaqen të gjitha rezultatet që përmbajnë këto fjalë së bashku.
Uebfaqja
Mund të kërkoni artikuj për diçka specifike duke përdorur një uebfaqe. Për shembull, nëse vendosni fjalën që kërkoni, shoqëruar me “site: (emri i faqes)” do t’iu dalë çdo artikull i kësaj faqeje që përmban fjalën.
Viza vertikale
Këtë mund ta përdorni në vend të fjalës “ose” dhe do shfaqen rezultate kërkimi për të dyja fjalët e kërkuara.
Dy pika
Kur përdoren dy pika midis datave, ju lejon të kërkoni për rezultate midis asaj hapësire kohore. Për shembull, “1998..2000”, do ju shfaqen të gjitha ngjarjet, përfshirë filmat e kësaj periudhe.
Vendi
Google lejon përdorimin e vendit në mënyrë të ngjashme me funksionin e faqes. Nëse fjalën që kërkoni, e shoqëroni me “location: (emri i vendit)” shfaqen rezultate të lidhura me fjalën në vendin e kërkuar.
Lloji i dokumentit
Nëse po kërkoni për dokumente, mund të gjeni më shumë të tilla nëse specifikoni llojin e tyre. Shembull: “Warren Buffet filetype:pdf” do të rezultojë në punë të shkruara nga ai ose për të dhe jo në artikuj.