Tetë shtete amerikane do të njohin patentë shoferin digjital në Iphone

Teknologji

Tetë shtete amerikane do të njohin patentë shoferin digjital në Iphone

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Tetë shtete amerikane do tu lejojnë përdoruesve patentë shoferin dhe ID-të në Apple Wallet për Iphone dhe Apple Watch.  Arizona dhe Gjeorgjia janë shtetet e para që miratuan funksionin dhe Connecticut, Iowa, Kentucky, Maryland, Oklahoma dhe Utah do ta ndjekin, megjithëse kompania nuk specifikoi një afat kohor.

Tutje bëhet e ditur që pasi të skanojnë ID-në, përdoruesve do tu kërkohet që të lëvizin edhe fytyrën dhe kokën si masë shtesë sigurie. Përditësimi është një hap vendimtar në planin e Apple për të zëvendësuar kuletat fizike dhe për të ofruar më shumë lehtësi për udhëtarët që duan shërbime pa kontakt fizik raporton Cnbc.

Kompania deklaron se të dhënat e klientit janë të koduara dhe të mbrojtura nga manipulimet dhe vjedhjet dhe se ID mund të shihet vetëm nga pronari.

Lajmi vjen vetëm disa muaj pasi Apple tregoi në Konferencën e Zhvilluesve në Botë në qershor se po punonte për këtë mundësi me Administratën e Sigurisë së Transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat