Generation mute: Ja pse të rinjtë i mbajnë telefonat pa “zë”

Teknologji

Generation mute: Ja pse të rinjtë i mbajnë telefonat pa “zë”

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:01
Ilustrim

Një sondazh i kryer nga 'Sensor Tower' në Britaninë e Madhe informon se 49% e adoleshentëve preferojnë të komunikojnë me njerëzit që janë në të njëjtin vend, përmes mesazheve.
Të rinjtë e moshave 16 deri 24 vjeç, i mbajnë telefonat në "heshtje" pra pa zë, sepse nuk duan që t'i telefonojnë.
 
Studiuesit e sondazhit e quajtën gjeneratën 'Generation Mute' (gjenerata e heshur).

Hulumtuesit informuan se numri i shkarkimeve të tingujve për zile nga interneti u ul me 1 milion  brenda periudhës 2016-2020.

"Të rinjtë i mbajnë telefonat pa zë, sepse nuk duk duan të bezdisen. Nuk bezdisen nga zhurma e ziles, por bezdisen nga telefonata, që do të thotë se preferojnë të komunikojnë më së shumti nëpërmjet mesazheve", shkruhet në raportin e studimit.

I njëjti hulumtim gjithashtu zbulon se 49% e adoleshentëve komunikojnë me njerëzit që janë në të njëjtin vend, përmes email -eve, mesazheve me tekst me platforma të tilla si WhatsApp, Facebook Messenger, etj.
 
Në fakt, arsyeja kryesore, sipas personave që hulumtuan këtë temë, është se të rinjtë preferojnë t'i kenë telefonat e tyre në heshtje sepse ata gjithnjë e kanë ekranin para syve, kështu që  nuk "humbasin" asnjë zhvillim  dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë për  tinguj zanor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat