Google bllokon llogaritë e qeverisë afgane

Teknologji

Google bllokon llogaritë e qeverisë afgane

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 18:04
Google, foto ilustrim

Google ka mbyllur përkohësisht një numër të papërcaktuar të llogarive të postës elektronike të qeverisë afgane, pasi frika rritet për gjurmët e lëna nga ish-zyrtarët dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë.

Ka pasur frikë se bazat e të dhënave biometrike mund të shfrytëzohen nga sundimtarët e rinj të Afganistanit, talebanët, për të goditur armiqtë e tyre.

Google nuk konfirmoi veprimin, por ka thënë se kompania po monitoronte situatën në Afganistan dhe ”po ndërmerrte veprime të përkohshme për të siguruar llogaritë përkatëse”.

Një punonjës i ish-qeverisë afgane ka thënë për mediat e huaja se talebanët po kërkojnë të marrin emailet e ish-zyrtarëve dhe i kishte kërkuar atij të ruante të dhënat e mbajtura në serverët e Ministrisë për të cilën ai punonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat